Policia e Shtetit dhe kreu i saj zbarkuan këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”. Objektiv i operacionit ishte fisi Haka dhe Bami të akuzuar në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.
Kruja dhe e gjithë zona e Niklës ishin në shtetrrethim të plotë policor si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Të ashtuquajturit “të fortët e Niklës”, u ndaluan një e nga një, teksa më herët u kontrolluan edhe banesat e tyre. Ky është momenti shoqërimit të Durim Bamit, sëbashku me vëllain e tij.
Ndërkohë edhe Lutfi Haka e nipi i tij Flamur Haka, i njohur ndryshe me nofkën “Tuku” përfunduan në ambientet e Policisë së Durrësit. Flamur Haka ka qenë i dënuar me 16 vite burg, për disa vepra të rënda kriminale si “vrasje” “rrëmbim personi me qëllim përfitimin” dhe “vjedhjen me dhunë”.
Siç duket edhe nga pamjet, ky operacion u drejtua nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Më shumë se 100 efektivë u angazhuan me armatime të rënda dhe automjete të blinduara, teksa më hërë u ndërpre edhe energjia elektrike.
Burime kofidenciale nga Policia e Shtetit pohojnë se janë sekuestruar disa mjete të blinduara që lëviznin, pasi nuk janë të pajisur me dokumentacion të rregull ligjor.
Nga ana tjetër nuk konfirmohet zyrtarisht nëse në banesat e “të fortëve të Niklës”, u gjetën armë zjarri, U administruan disa municione luftare dhe lëndë shpërthyese të groposura, por uniformat blu nuk saktësojë se kujt i përkasin.
Operacioni “Forca e Ligjit”, vjen pasi atij të zhvilluar më herët në Shkodër dhe Elbasan, ku shumë ngjarje të rënda kriminale kanë mbetur pa autor, duke rritur pasigurinë te qytetarët tek qendrat e mëdha urbane të vendit./abcnews.al