Rëndohet situata e lëvizjes së mjeteve në Shkodër

schedule15:06 - 12 Gusht, 2018

schedule 15:06 - 12 Gusht, 2018

Fluksi i pushuesve drejt plazhit të Velipojës, por edhe e mjeteve që vijnë nga kufiri me Malin e Zi ka bërë që të hysh e të dalësh nga Shkodra të duhen shumë orë. Vargu i mjeteve i kalon disa km dhe situata është e tillë gjatë gjithë ditës.

Shumë policë rrugorë ndodhen këtu. Po tentojnë të normalizojnë lëvizjen e mjeteve në hyrje dhe në dalje të Shkodrës. Por situata vetëm përkeqësohet. Tek Ura e Bahçallëkut pamjet janë siçi shihni në video.

Fluksi drejt plazheve nis nga ora 9 e mëngjesit dhe përfundon në orën 13.00. Këtij numri të madh të automjeteve i shtohen edhe ato që vijnë nga Dogana e Moriqanit. Të gjithë bashkë ngecin tek Ura e Bahçallëkut, e cila dikur ishte e mjaftueshme për një qarkullim normal. Sot ajo nuk e kryen dot më misionin e saj.

Autokolona i kalon disa kilometra si në hyrje të Shkodrës ashtu edhe në drejtim të Muriqanit. Policia rrugore është e stacionuar në këto kryqëzime në orarët e pikut nga mëngjesi deri në drekë dhe pasdreke deri në orët e para të natës. Udhetimi në këtë territor është makth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!