Philippe Coutinho është dëmtuar në El Clasico një ditë më parë. Braziliani u aktivizua 90 minuta kundër Real Madrid, kurse ditën e sotme në mëngjes ka kryer disa kontrolle mjekësore dhe klubi katalanas bën me dije se ka një problem muskulor.
“Coutinho ka një dëmtim në ‘biceps femoris’ në kofshën e majtë të tij. Koha e rikthimit në fushë do të varet nga evoluimi i rikuperimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin që Barcelona ka shpërndarë në kanalet zyrtare të informimit.
❗ MEDICAL ANNOUNCEMENT
▶ @Phil_Coutinho has left hamstring injury
? https://t.co/bOYtInquKU pic.twitter.com/YH8aZfe7oB— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 25, 2020
Coutinho u kthye këtë verë te Barcelona, pasi ishte huazuar te Bayern Munich. Gjermanët vendosën të mos e blinin dhe trajnerin Ronald Koeman i kërkoi klubit që ta mbanin brazilianin, i cili është aktivizuar në 5 ndeshje të kampionatit dhe në një sfidë në Champions, duke gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al