Rëndohet edhe më tej gjendja shëndetësore e Koço Devoles, aktori edhe me sëmundje të tjera

schedule18:08 - 1 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 1 Nëntor, 2020

Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole ndodhet në gjendje të rënduar në spitalin “Infektiv” në Tiranë si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Burime për ABC bëjnë me dije që aktori i njohur, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Infektiv, dhe se ai është shtuar përpara disa ditësh.

Siç mësohet, ditën e djeshme ai është kthyer në shtëpi.

Menjëherë më pas, gjendja shëndetësore është rënduar dhe është rikthyer në ambientet e spitalit Infektiv.

Sipas burimeve brenda spitalit, aktualisht ai është  i intubuar dhe gjendja është rënduar orët e fundit.

Mjekët bëjnë me dije për ABC, që gjendja shëndetësore e aktorit, është komplikuar edhe si pasojë e leuçemisë, sëmundje nga e cila aktori vuan prej vitesh.

Ai jeton në Tiranë me djalin e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza jetojnë në SHBA.

Vajza e Devoles ndodhet në Tiranë, ditët e fundit, për ti qëndruar pranë të atit pas infektimit me Koronavirus.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

n.d./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!