Italia vijon të jetë nën ethet e koronavirusit, numri i viktimave ka shkuar në 52 ndërkohë që 1835 të tjerë rezultojnë të infektuar.
Mediat italiane bëjnë me dije se deri më tani janë shëruar 149 persona. Numri i viktimave është rritur dhe në SHBA gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë duke e çuar në 6.
Ndërkohë OBSH në lidhje me gjendjen e krijuar nga koronavirusi i cili deri më tani ka marrë jetën e mbi 3 mijë personave thekson se akoma nuk jemi në një pandemi.
Sipas OBSH situata është nën kontroll dhe mund të përmbahet. /abcnews.al