Thellohet bilanci i viktimave nga sulmet e djeshme izraelite në Libanin jugor, duke e çuar numrin e të vdekurve në 13.
Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot, kryeministrat e Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re thanë se shprehën shqetësimet nga indikacionet se Izraeli po planifikon një ofensivë tokësore në Rafah”.
“Një operacion ushtarak në qytetin jugor të Rripit të Gazës do të ishte katastrofik. Rreth 1.5 milionë palestinezë po strehohen në zonë, duke përfshirë shumë nga qytetarët tanë dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al

