Të paktën 33 persona janë vrarë në Chernihiv pasi forcat ruse filluan një seri sulmesh ajrore në qytetin ukrainas, sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës.
Më parë, aturitetet thanë se 22 persona kishin vdekur si rezultat i shpërthimeve por më pas bilanci u rëndua.
Puna e shpëtimit është pezulluar përkohësisht për shkak të granatimeve të forta në zonë.
Më herët guvernatori i rajonit tha se dy shkolla, si dhe shtëpi private, u goditën. /abcnews.al/