Renditje për libër Guinness, Ylli Aga guxon me parashikimin e Superiores

schedule21:15 - 3 Maj, 2021

schedule 21:15 - 3 Maj, 2021

Pesë javë kampionat të mbetura, gara për titull është mjaft e fortë dhe pesë skuadra mund të kenë pretendimet e tyre. Tirana ka 7 pikë më pak se Partizani kryesues. Laçi ndahet me 4 pikë nga “Demat”, Vllaznia me 3, kurse Teuta me një.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u publikua një renditje e parashikuar nga gazetari Ylli Aga, i cili ka guxuar shumë. Në javën e fundit, sipas parashikimit të tij do të jenë pesë skuadra me pikë të barabarta, 65.

Në këto kushte, llogaritë nxjerrin Laçin kampion falë ndeshjeve direkte me rivalët. Tirana dhe Teuta shkojnë në Europë, kurse Partizani mbetet jashtë Europe nëse Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë. Pa asnjë diskutim që kemi të bëjmë me një parashikim të çmendur.

Nëse do të ndodhte, që pesë skuadra ta mbyllnin me pikë të barabarta në krye, me shumë mundësi do të futeshim edhe në librin e rekordeve Guinness, pasi një rast i ngjashëm ka pak gjasa të jetë hasur në të shkuarën. /abcnews.al

 

Renditja ne fund, sipas parashikimit te Ylli Ages

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!