Renditja e FIFA-s/ Shqipëria rikuperon 3 pozicione, Kosova “rekord” (FOTO LAJM)

schedule12:40 - 16 Shtator, 2021

schedule 12:40 - 16 Shtator, 2021

Së fundmi FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve. Shqipëria dhe Kosova njohin vetëm rritje.

Kombëtarja jonë ka rikuperuar 3 pozicioni, duke e renditur e 66. Lë pas kombëtare si ajo e Bullgarisë, Maqedonisë apo Izraelit.

Ndërkohë Kosova  ka rikuperuar 6 pozicione për herë të parë në histori duke u renditur në vendin e 109 nga 115 që ishte më parë.

Nuk ndryshon “top 10” e parë. Belgjika vazhdon të kryesoje më 1832 pikë, e pas saj vjen Brazili me 1811 pikë, Anglia e treta e cila ka kaluar Francën në vend në katërt. Gjithashtu edhe Portugalia ka kaluar Spanjën në vendin e 7 dhe Danimarka renditet e dhjeta duke ulur poshtë Holandën. r.t/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!