Teuta-Kastrioti ishte dhe ndeshja e fundit e javës së 25-të e Abissnet Superiores, ndërsa i hedhim një sy edhe klasifikimit dhe çfarë solli kjo javë për skuadrat dhe objektivat e tyre, ku vetëm 3 ekipe kanë arritur të festojnë gjatë kësaj jave.
Meqë jemi te përballja mes durrsakëve dhe krutanëve e zhvilluar në Kamëz, u mbyll me fitoren e krutanëve 1-0, ku autor ishte braziliani Kaina.
Një fitore kjo shumë e rëndësishme për Kastriotin, që lë zonën e ftohtë për tu renditur në vendin e 7-të, ndërsa “zhyt” në zonën e rrezikut Egnatian e Zekirija Ramadanit që barazoi 2-2 me Partizanin në “Elbasan Arena”.
Demat në këtë mënyrë humbasin terren ndaj vendit të 3-të, pasi Kukësi që është zotëruesi i këtij pozicioni fitoi kundër Dinamos me rezultatin 2-0, në takimin e luajtur në Kamëz, ku blutë e Bledar Devollit shikojnë “makthet” e mbijetesës ndërsa ndodhen në vendin e parafundit në klasifikim.
Verilindorët “blindojnë” kështu vendin e 3-të, duke përfituar edhe nga humbja e Vllaznisë ndaj Tiranës 1-2 në “Loro Boriçi” në klasiken e Shqipërisë. Me këtë fitore bardheblutë e Orges Shehit kanë “privatizuar” vendin e parë, që vazhdojnë rrugëtimin e tyre të qetë drejt titullit kampion, pasi Laçi, rivali më i afërt i tyre nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Skënderbeut të Skënder Gegës.
Kurbinasit largohen kështu nga vendi i parë me 10 pikë, ndërsa korçarët mbajnë vendin e fundit me vetëm 18 pikë, një mision i vështirë nga Gega për të siguruar mbijetesën.
Ja tabela e renditjes pas javës së 25-të:
/f.a/abcnews.al