RENDITJA/ Skuadrat me vlerën më të madhe në treg, pasqyrohet edhe këtu rënia e Barcelonës 

schedule10:14 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 10:14 - 9 Dhjetor, 2021

Në studimin e KPMG-së, krahas mbretërimit të Haaland, si lojtari më i vlefshëm, apo “harresës” së Vinicius i cili është jashtë 50-ës, shfaqen edhe vlerësimit e skuadrave kryesore të futbollit.

Në 10-shen e parë vihet re një dominim i klubeve të Premier League. Man.City, Chelsea, United dhe Liverpool zënë katër vendet para dhe Tottenham i teti. Edhe pse “spurs” janë skuadra, vlerësimi i të cilëve ka rënë më së shumti.

Më pas në këtë rënie negative është edhe Barcelona e cila renditet e 10, vlera aktuale e së vilës është 701 milion euro, pas Real Madridit i shtati me 815 milion euro dhe Atletico Madridit i nënti me 7115 milion euro.

Kështu, kriza Blaugrana ka bërë që ata të humbin 20% të vlerësimit të stafit të tyre. Ndërkohe Reali ka rritjen e dytë më të madhe, 27% pas Chelsea me 42%, kampion i Evropës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!