Renditja e universiteteve/ Laci: Informacionet po përpunohen. Xhemollari: UT në fund, rezultatet janë përfundimtare

schedule18:35 - 2 Tetor, 2023

schedule 18:35 - 2 Tetor, 2023

Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, u listua dhjetë vende larg fundit të tabelës së universiteteve në Evropë. Ky vlerësim ndërkombëtar ka shkaktuar reagime të shumta ndërkohë që rektori i universitetit theksoi se këto statistika janë ende në përpunim.

Lidhur me këtë u diskutua këtë të hënë në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ku të ftuar ishin dekani i fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi si dhe Rigers Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”. Edhe Laci thekson se këto të dhëna janë në përpunim dhe se rezultati del në 2024.

“Vërejmë se rankimi në nivel vendi është për herë të parë, operon mbi informacione që ende janë duke u përpunuar. Një rankim që shpallen rezultatet në 2024. Rezultati që është shpallur nuk është ai që është real. Për sa kohë nuk janë përpunuar, nuk mund të kemi rezultate të besueshme. Besojmë tek kualitetet që ka UT. Ne kemi marrë një rankim për 6 vjet para pak kohësh, që është vlerësimi i punës së universitetit të Tiranës, në të gjithë dimensionet që bëhet rankimi, në të gjitha pikëpamjet, sa i përket kualifikimit të stafit, angazhimit të tyre në projekte, 10 fish më shumë në këto tre vite, një numër më i madh bashkëpunimesh ndërkombëtare. Kemi një numër në rritje të diplomave të përbashkëta, kemi aplikuar mësimin e gjuhës angleze me qëllim që të shtohet më tej mobiliteti, që edhe në këto vite ka qenë në rritje. Janë një sërë treguesish që UT është më i miri në Shqipëri dhe i pari në çfarëdo lloj rankimi që bëhet në nivel kombëtar. Besoj se edhe në nivel kombëtar,. por në shtetëror e sigurt. Kemi tregues që na çojnë në rezultate më të mira krahasuar me të tjerët publike ose private.“, theksoi dekani.

Megjithatë, sipas Xhemollarit, këto rezultate janë përfundimtare. Ai shton se në këtë listë janë shtuar edhe 150 universitete të tjera, që e kanë lënë pas Universitetin e Tiranës.

“Arritëm të merrnin gjetjet e rankimit ndërkombëtar qoftë Times Higher Education, ku universitetet shqiptare nuk konfigurojnë fare, qoftë dhe në rankimin QS World University Rankings, ku UT rankohet i 677 nga 688 universitete. Rektori tha është hera e parë që ne hymë këtu por një rektor që nuk ka lexuar strategjinë kombëtare të arsimit si mund të quhet i tillë, ku në vitin 2020, strategjia thotë se universitetet publike shqiptare janë pjesë e QS World Ranking. UT nga 301 deri në 350 dhe sot e shikojmë 677. Janë shtuar edhe 150 universitete të tjera por janë mbi atë të Tiranës. Kjo ka ndikuar por ne thjesht kemi mbetur në fund. Të gjithë janë shtuar mbi ne, ne nuk kemi arritur të kapërcejmë askënd. Ky nuk është një rezultat që do të dalë në 2024, është përfundimtar, ka një tabelë, metodologji dhe janë shqyrtuar reputacioni akademik, produkti akademik, analizuar bazuar në revistat shkencore, marrëdhënia që ka universiteti me studentët, stafin akademik dhe gjithçka që ofron sot”, u shpreh Xhemollari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!