Renditja e UEFA-s: Bayerni s’e lëshon fronin, dominojnë ekipet spanjolle

schedule12:56 - 15 Prill, 2021

schedule 12:56 - 15 Prill, 2021

Mbrëmjen e kaluar u përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Champions League. PSG-Manchester City dhe Real Madrid-Chelsea, sfida të forta dhe tepër emocionuese.

UEFA ka publikuar renditjen e klubeve. Edhe pse u eliminua nga PSG, Bayern Munchen vazhdon të kryesojë, teksa Barcelona dhe Real Madrid plotësojnë podin.

 

Renditja e UEFA-s

Nëse ia dalin të eliminojnë Chelsea dhe arrijnë në finalen e madhe që do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit (29 maj), Reali do të ngjitej në vend të parë.

Në vend të katërt renditet Manchester City, që ndiqet nga Juventusi, i vetmi ekip italian në dhjetëshen e parë. Më pas me radhë: Atletico Madrid, PSG, United, Liverpool dhe Sevilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!