Renditja e FIFA/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova “-1” pozicion. Katapultohet Portugalia

schedule12:38 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:38 - 17 Shtator, 2020

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin shtator dhe Shqipëria, që fitoi kundër Bjellorusisë dhe humbi ndaj Lituanisë, nuk ka ndryshuar pozicion.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja mbeten në vendin e 66-të. Kosova ka pësuar rënie, me një pozicion. Barazimi me Moldavinë dhe humbja me Greqinë kanë pasur ndikimin e vet dhe tani Dardanët pozicionohen në vendin e 116-të.

 

KREU – Katër vendet e para në renditjen e FIFA-s nuk ndryshojnë, me Belgjikën që mban vendin e parë dhe ndiqet nga Francae Brazili, kurse në vend të katërt pozicionohet Anglia.

Portugalia ka ngjitur dy shkallë dhe tani ndodhet në vendin e pestë, duke parakaluar Uruguain dhe Kroacinë (zbresin nga vendi i gjashtë në të tetë). Spanja ka ngjitur një pozicion dhe tani është e shtata.

Në vendnumëro Argjentina dhe Kolumbia, që mbyllin dhjetëshen e parë. Vijojnë ngjitjen Italia (12), Holanda (13) dhe Gjermania (14), që në krahasim me muajin e fundit kanë ngjitur nga një vend. /abcnews.al