Renditja e FIFA-s: Shqipëria e Kosova ndjekin “modën”, s’ndryshojnë pozicion

schedule14:38 - 18 Shkurt, 2021

schedule 14:38 - 18 Shkurt, 2021

FIFA ka publikuar renditjen për muajin janar dhe Shqipëria e Kosova kanë mbetur në vendnumëro, pasi kohët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.

Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66-të, kurse Dardanët pozicionet në vendin e 117-të. Lëvizjet në renditje kanë qenë të pakta. Deri në vendin e 32-të nuk ka asnjë ndryshim.

Renditja e FIFA, top 10

Belgjika vijon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia dhe Portugalia janë në “top 5”, ndjekur nga Spanja, Argjentina, Uruguai, Meksika dhe Italia që renditet në vendin e 10-të. Gjermania është në vendin e 13-të, me Holandën të renditur pas tyre. /abcnews.al