Mjekja onkologe në “Spitalin Amerikan 3”, Daniela Bega ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për rëndësinë e kontrolleve mjekësore pas kimioterapisë. Doktoresha theksoi se duhet të kryhen kontrolle periodike pasi pacientët përballen me probleme fizike, psikologjike dhe emocionale. Bego thotë se faza e rikuperimit varet nga stadi i sëmundjes, lloji i tumorit që pacienti ka kaluar, mosha dhe trajtimet që ka kryer dhe mund të variojë nga 16-18 muaj.
“Vihet re që kanë 30 përqind efekte anësore. Por kanë 2-3 efekte dhe nëse nuk tregohemi të kujdesshëm prania e këtyre do të prishë cilësinë e jetës. Do të ndikojë në aspekte të tjera. Prandaj rekomandohen kontrolle periodike, mund të zbulojmë një tumor sekondar që lidhet me trajtimet e mëparshme si kimioterapia. Ka risk për një rikthim të sëmundjes”, tha mjekja.
Cilat janë efektet më të shpeshta?“Ndikojnë në funksionin e zemrës, enëve të gjakut. Për 30 përqind ta rasteve lodhja është efekt anësor, lodhja emocionale dhe psikologjike. Efekte të tjera është ndikimi në sistemin e rrugëve të frymëmarrjes, sistemin riprodhues, sistemin urinar sidomos për tumoret e aparatit urinar që trajtohen me kirurgji dhe radioterapi. Është shtimi në peshë, gjendja e ankthit, probleme me përqendrimin, kujtesën.”, tha mjekja.
Më tej, mjekja foli dhe për terapinë e qelizave staminale për tumoret solide dhe të sistemeve të gjakut. “Po kryhen studime në terapinë e së ardhmes për trajtimin e tumoreve solid dhe të gjakut. Spitali jonë ka një bashkëpunim me kompaninë lIve Cell e cila ofron shërbime për ruajtjen e qelizave staminale në bakna të adredituata ndërkombëtarisht, si Banka greke biohellenika dhe ajo zviceriane Swiss Stem Celss Biotech.”, tha ajo. /abcnews.al

