Rëndësia e kishës së Shën Mërisë/ Ndodhet në Manastirin e Kamenos, më e veçanta në jugun tonë

schedule20:49 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 20:49 - 7 Dhjetor, 2024

Kisha e Shën Mërisë në Manastirin e Kamenos e ndërtuar në shekullin e XVl është nga më të veçantat në jug të vendit, për llojin e saj, por edhe për afresket e pasura që vijnë lehtësisht të dallueshme në ditët e sotme.

Për arkeologun Genci Kaçi kisha kishte disa arsye pse luante rol të veçantë për kohën.

“Ndodhemi në Kishën e Shën Mërisë në Kameno të Delvinës, është një kishë e cila daton në shekullin 16, sipas një guri të skalitur në hyrje të kesaj kishe. Është themeluar në vitin 1580, një kishe me një kryq të brenda shkruar, ka 3 elementet kryesorë të saj që është apsida, është arteksi dhe hajati. Kjo është një kishe e cila i kushtohet hyjelindesës Shën Mëri, feston në 15 gusht.”

“Kisha është më e ruajtura në rajonin e Delvinës, është shumë lehtë e aksesueshme sepse vjen rruga deri këtu, është pikturuar nga Mihal Ngazerma, është një fshat afer Konices ne Greqi, dhe ai i ka bërë këto piktura dhe afreske. Vet pikturat paraqesin pamje nga jeta dhe momentet fetare.”

Kisha e Shën Mërisë në Kameno është e vetmja në Shqipëri për të cilën sulltani e bëri të varej nga kisha patrikane e Stambollit.

“Sipas dokumentacioneve ka patur të ardhura që shkonin 300 monedha floriri vjetore. E veçanta e kësaj kishe është se vet sulltani, ka firmosur një ferman të cilën administrimin e kësaj kishe ia delegonte kishës patriarkane në Stamboll, dhe nuk varej më nga qendrat e Himarës dhe Delvinës.”

8 dekada më vonë në oborrin e kishës u ndërtua manastiri që mori Manastiri i Kamenos. Edhe manastiri ashtu si kisha, përfitoi një status të veçantë nga Stambolli, teksa përveç riteve fetare që kryheshin aty, manastiri ishte kthyer në një pikë kyçe ndalese për udhëtarët , që shkonin nga Vlora në Janinë.

“Ndodhemi në manastirin e kishës se hyjelindeses Shën Meri, eshte nje manastir qe fillesat i ka ne vitin 1662me themelimin e kishës dhe vet ambjentet e manastirit, ambjentet ndihmëse, konaket, zyrat e priftërinjve datojnë në vitin 1662 dhe janë ndërtuar nga disa ustallarë të një fshati në Greqi. Vet manastiri ka patur statusin që varej direkt nga kisha patriarkane në Stamboll.”

“Sipas një fermani të shkruar nga Stambolli në atë kohe, peshkopi ishte nga Saranda ndërsa famullitari ishte nga Finiqi, kishin bërë një letër sulltanit në të cilën ankoheshin për taksat e shumta që kishte peshkopata në Himarë, ata tregonin frikën e tyre se mos manastiri do të shkatërrohej, dhe sulltani i dha statusin kësaj kishe që nuk paguante me asnjë taksë, por vetëm 1 monedhë floriri ne vit, dhe kjo kishë varej direkt nga Stambolli.”

“Kjo gjë i dha kesaj kishë një fuqi shumë të madhe ekonomike. Vet manastiri këtu shërbente përveç riteve fetare por edhe si han për udhëtaret që shkonin në Gjirokastër ose Janinë. Shërbente si një spital për personat me semundje nervore por edhe si nje qendër për mësim dhe edukim.”

Herë pas here manastiri ka pësuar shkatërrime të ndryshme, duke ardhur në kohët e sotme shumë larg gjendjes së tij fillestare me disa gurë e gërmadha që tregojnë se këtu ka pasur jetë.

“Manastiri ka pasur ndërtime dhe shkatërrime të ndryshme, e pershkruajne si nje manastir madheshtor, me porte me dy qemere dhe harqe me skalitje figurash te besimit ortodoks. Manastiri sipas nje fotoje dallohen vetem konaket dhe eshte pa cati. Revolucioni kulturor ne 1967 solli shkaterrimin total te manastirit pervec kishes qe ne vitin 1970 u shpall monument kulture.”

Ndërkohë që Manastiri po humbet thuajëse cdo gjurmë të tij, për kishën ka plan restaurimi në pjesën e brendshme të afreskeve.

Kisha e Manastiri i Kamenos 20 kilometer larg Sarandës kanë filluar të futen në guiudat e agjensive turistike.

“Sot kisha pervec statusit monument kulture qe e ka marre ne vitin 1970, edhe sot sherben per komunitetin ortodoks sepse vijne prifterinjte qe e punojne kete kishe, vijne nga delvina, feston daten 15 gusht diten e Shen Merise, nderkohe nuk i mungon kujdesi nga ana jone sepse manastiri ka perfituar nje restaurim te pjesshem ne vitin 2013  2015, nderkohe drejtoria e trashegimise kulturore Vlore ka pergatitur nje projekt per restaurimin e piktures murale.”

“Kjo si kishe eshte pjese e itenerareve turistike te cilat e permbledhenin ne turet e tyre keto shoqerite turistike te Sarandes por edhe Delvines qe merren me turizmim fetar, por edhe vet kisha dhe manastiri paraqesin vlera shume te larta nga pikepamja arkitekturore dhe historike, pra njerezit qe jane te apasionuar pas historise, sepse vet manastiri ka sherbyer jo vetem ne aspektin fetar, por ka sherbyer edhe si qender spitalore ku sillnin te semuret qe kishin nevoje per per kujdesje, kishat kane qene qendra te edukimit dhe perhapjes se gjuhes greke.”

Kisha dhe Manastiri i Kamenos mbartin histori shqiptare të 5 shekujve me rradhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!