Disa zona në Tiranë të enjtjen do të përballen me mungesën e energjisë elektrike. OSHEE bën me dije se për rreth 5 orësh një pjesë e zonës në Kopshtin Botanik dhe bizneset në zonën e ‘Misto Mames’, ditën e nesërme do të përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Në njoftimin e shpërndarë, OSHEE bën me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë do të jetë një remont i parashikuar në nënstacionin elektrik të Selitës.
Ndër të tjera mësohet se mungesa energjike në këto zona do të jetë nga ora 09:00 e paradites deri në orën 14:00.
Njoftim i plotë:
Stakim, 18 qershor
Për shkak të remontit të parashikuar në NST Selitë, në datën 18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
Pjesërisht zona e Kopshtit Botanik, Biznese në zonen e “Misto Mames”./abcnews.al