Fitoren e pare qe mund te arrinte pasi beri rekrus ne Gjykaten e Larte, Lulzim Basha nuk doli me sukses.
Kete te marte, 3 gjyqtare te Larte, u mblodhen ne Dhome Keshillmi, pa prezencen e asnje pale, per te shqyrtuar kerkesen per pezullim te vendimit qe i dha logon dhe vulen, Sali Berishes, me 11 qershor.
Kerkesa per pezullim ka rene dhe Sali Berisha mund te vijoje normalisht me te gjitha procedurat ne gjykate qe kane te bejne me zoterimin e logos fhe vules blu.
Rekursi i Bashes eshte bere ne emer te Enkelejd Alibajt, pasi qe kur nisi saga neper gjykata te logos, ai ishte autorizuar si kryetar e ka bere procedurat ligjore.
Por Alibaj duket se i ka dhene ndihmen e fundit ish-kryetarit te vet, pasi ne rastin e rekuristit, per te kane firmosur dy perfaqesues ligjor qe kane ndjekur ceshtjen qe ne fillim, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, qe aktualisht kane ndare rruget me Lulzim Bashen.
Vendimarrja ne rast se do te ishte e kundert nga ajo qe u mor, pra te pezullohej vendimi i Apelit, do i kishte dhene nje shprese me shume Bashes per te ardhmen, kur Gjykata e Apelit, do e shqyrtoje ceshtjn ne themel. E njeheresh nje argument ndjekesve te vet, qe te prisnin Bashen, te ribehej kryetar i PD./abcnews.al