Rektori i Universitetit të Tiranës bllokon procesin e doktoraturave, pedagogia bën thirrje për ndërhyrje

schedule16:06 - 28 January, 2020

schedule16:06 - 28 January, 2020

Kriza institucionale mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanëve të disa prej fakulteteve ka bllokuar procesin e Doktoraturave ne institucionin e Arsimit të Lartë më të madh në vend.

Përmes një shkrese drejtuar personelit akadamik të Fakultetit të Shkencave Sociale Rektori, Mynyr Koni vë në pikëpyetje ligjshmërinë e komisionit të përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” dhe akuzon Dekanin, Edmond Rapti për shpërdorim detyre.

Ndërkohë pedagogia e Shkencave Sociale njëkohësisht kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta në një intervistë për “ABC News” thotë se Rektori ka tejkaluar kompetencat e parashikuara në nenin 36 të ligjit për Arsimin e Lartë.

“Rektroi i Universitetit të Tiranës është një nga autoritetet e përgjedhur me anë të votës dhe si i tillë, autoriteti i tij del deri në atë pikë ku vendimi i organeve kolegjiale cënon kompetencën më tej të tij, pasi prish mbarëvajtjen e Universitetitt të Tiranës”, u shpreh Keta.

Në një sistuatë të ngjashme ndodhet Fakulteti Ekonomik, Drejtësia dhe Gjuhët e Huaja. Përplasja po vë në pikëpyetje çeljen e Shkollës Doktorale këtë sezon dhe po pengon pajisjen me titull të atyre që kanë përfunduar ciklin e tretë të studimeve vite më parë.

“Kemi shumë doktorantë që kanë mbrojtur punimet e tyre doktorale dhe ngërçi i tyre ka krijuar që këto të mos jenë pajisur me dokumentacion që për çdo të ri apo të re apo çdo njeri aspirant për këtë titull i pengon karrierat e veta. Të mos harrojmë që në Universitetin tonë këtë lloj karriere e bën aspirant në të gjithë hapësirën shqipfolëse”, theksoi pedagogia e Shkencave Sociale.

Kriza në Universitetin e Tiranës ridel në pah pak ditë pasi ministrja e Arsimit shpalli datën e zgjedhjeve për strukturat drejtuese ne Universitete dhe u la afat këtyre të fundit 15 shkurtin për të aplikuar për Doktoraturat.

“I vë para Minsitres kërkesën që të jenë Asamblatë Akademike që të zgjidhin situatën e ngërçit dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme sepse organet kolegjiale dalin mbi autoritetet dhe e dyta në raportin autoritet asnjë nga palët nuk mund shkelë etikën. Gjithashtu Rektori mbi gjithçka të vendosë interesin e Universitetit të Tiranës”, tha ndër të tjera Keta.

Përplasja mes autoritetit dhe organeve kolegjale në Universitetin e Tiranës vjen si pasojë e vakumit ligjor. Ky insitucion i Arsimit të Lartë në katër vite nuk ka miratuar rregulloren e brendshme të tij dhe funksionon me rregullore të vjetër dhe Statut të 2018./abcnews.al