Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rektori, dëgjesë në grupin e PS/ Gjikondi: Është nën hetim, jo i pandehur. 24 masat e arrestit, përgjegjësia është personale

schedule13:26 - 26 Shkurt, 2025

schedule 13:26 - 26 Shkurt, 2025

Juristja Brizida Gjikondi thotë se rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, nuk është i pandehur, por person nën hetim, duke iu referuar hetimeve të SPAK dhe 24 masat e sigurisë të lëshuara për stafin e universitetit, pas dyshimeve për abuzim me tendera.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se masat e sigurisë, janë përgjegjësi personale e çdo individi.

Ndër të tjera, Gjikondi e cilësoi të panevojshme dëgjesën e rektorit Sallaku me grupin e PS në prani të kryeministrit Edi Rama.

“Mendoj që zoti Rama ka humbur qetësinë, janë deklarata dhe mbledhje të panevojshme. Zhgënjen në rrugëtimin deri në tash, po bën në limite të antikushtetueshmërisë. Është jo e denjë për të majtën shqiptare, nuk mudn të zëvendësojë zoti Rama as gjykatën dhe as prokurorinë shqiptare. Si për çështjen e zonjës Klotilda Bushka, por sidimos për çështjen e rektorit, ndoshta zoti Rama nuk ka këshilltarët e duhur, për t’i thënë që zoti rektor është në hetim, nuk është i pandehur. Ka hallka dhe shkallë ankimi ku mund të rrëzohen. Kushdo personazh në hetim nga drejtësia shqiptare, mund të kërkojnë dëgjesa, por nuk mund të dëgjosh kërkesë për imunitet politik nga drejtësia. Ose je me të drejtën, ose nuk je me të drejtën. Nuk ka asnjë masë ndalimi pa gjyq. Personat nën hetim nuk janë të pandehur, janë nën hetim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!