Rektorët refuzojnë Vuçiç/ Beograd, nuk ka takim me Presidentin. Kërkojnë plotësimin e kërkesave të studentëve

schedule13:21 - 4 Shkurt, 2025

schedule 13:21 - 4 Shkurt, 2025

Nuk ka bisedime me Vuçiç. Kjo eshte pergjigjia e Rektoreve te Universitetit te Beogradit pasi presidenti serb i ftoj ata te dialogonin, si nje forme per te ulur tensionet dhe per te ndalur valen e protestave ne vend.

Bordi i Rektorit të Universitetit të Beogradit e ka shqyrtuar ftesën për dialog të dërguar nga Presidenti i Republikës së Serbisë më 3 shkurt dhe ka vendosur që në këto rrethana të mos e pranojë ftesën, thuhet në komunikatën publike te rektoreve.

Deklaratat publike të përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore nuk na bindin se një dialog që çon në përmbushjen e kërkesave të studentëve është i mundur dhe as efektiv.-shprehen rektoret e Universitetit te Beogradit.

Presidenti Vuçiç i ftoj ata ne dialog, në kuadër të të cilit do të gjendej një zgjidhje për situatën aktuale dhe mesimi ne universitete do te vazhdonte normalisht, por sipas profesoreve kjo thirrje vjen në një kohë kur janë tejkaluar të gjitha normat morale dhe ligjore, në një atmosferë mosbesimi të përgjithshëm.

Universiteti i Beogradit edhe një herë insiston në përmbushjen e kërkesave të studentëve nga institucionet kompetente dhe rikujton se dialogu duhet të zhvillohet në një atmosferë të respektit të ndërsjellë.

Nje nga kerkesat kryesore te studenteve eshte publikimi i dokumentacionit te plote per rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, nderprerja e procedura penale ndaj demonstruesve të arrestuar nga policia gjatë protestave, venia perpara drejtesise e pergjegjesve dhe rritja e buxhetit per arsimin e larte.

Me 1 nentor 2024, 15 persona mbeten te vdekur dhe 2 te tjere te plagosur rend nga rrezimi i strehes ne nje stacion treni ne Novi Sad. Që atehere protestat nuk jane ndalur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!