Rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në Tiranë, pranga tutores nga Turqia

schedule12:16 - 24 Janar, 2025

schedule 12:16 - 24 Janar, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçare nga Turqia, e cila akuzohet për veprën penale “shfrytëzim prostitucionin”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja turke në bashkëpunim me një vajzë tjetër, e arrestuar dy javë më parë, rekrutonin vajza të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarës  i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!