Rekrutonin kubane për të luftuar për Rusinë, 17 të arrestuar

schedule08:47 - 8 Shtator, 2023

schedule 08:47 - 8 Shtator, 2023

Kuba ka hetuar një rrjet trafikantësh njerëzish që dyshohet se joshnin të rinjtë kubanë për të shërbyer në ushtrinë ruse.

Autoritetet kubane kanë arrestuar tani 17 persona me akuza në lidhje me hetimin, duke përfshirë “organizatorin e brendshëm” të grupit, Cesar Rodriguez, një kolonel në ministrinë e brendshme.

Nëse shpallen fajtorë, ata që janë përfshirë në skandal mund të përballen me dënimin me vdekje, dënim të përjetshëm ose deri në 30 vjet burg, tha prokurori Jose Luis Reyes.

Vladimir Putin vitin e kaluar nënshkroi një dekret që lejon të huajt që regjistrohen në shërbim të marrin nënshtetësinë e shpejtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!