Rekrutimi i gjyqtarëve të rij, Gjikondi: Strategji pozitive, do të ndihmojë në uljen e dosjeve të prapambetura

schedule17:27 - 20 Maj, 2024

schedule 17:27 - 20 Maj, 2024

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “News Line”, në ABC News ka komentuar strategjinë për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Gjikondi u shpreh se kjo strategji do të ndihmojë në uljen e dosjeve të prapambetura.

“Do të shërbejë si valvul shkarkimi dhe do të bëjë të mundur që dosjet e mëdha të fillojnë të ulen sipas këtij projeksioni. Një nga pikat që u ngrit është mosafrimi i juristëve ndaj magjistraturës. Por nëse konvenohet ndryshe organigrama e këtyre gjykatave dhe po të kesh vullnetin e mirë arrihet. Gjithë reforma në drejtësi, pjesa më e madhe gati 90 % është financuar nga SHBA”, tha Gjikondi.

Gjithashtu shtoi se pa vullnetin politik të mazhorancës nuk do të bëhej do të mundur.

“Shpresoj shumë të bëhet që shtatori t’i japë një tjetër ritëm gjyqësorit shqiptar. Më keq se sa jemi nuk do të jemi. Gjithçka që ka ndodhur tani është një model shumë i mirë për të inspiruar të gjithë ata që duan të hyjnë në sistem. Është një model pozitiv për të tërhequr juristë që kanë një tjetër qasje ndaj drejtësisë. Siç pati vullnetin politik për të bërë reformën në drejtësi që arriti të shqepë atë vjetërsisë që kishte kapur drejtësinë shqiptare, mendoj që vërtet mund të arrihet”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!