Rekordi negativ, SHBA ka regjistruar 311 sulme me armë në më pak se 200 ditë të këtij viti

schedule08:58 - 5 Korrik, 2022

schedule 08:58 - 5 Korrik, 2022

Në 186 ditët e para të vitit 2022 në   SHBA ka pasur plot 311 raste të të shtënave masive me armë.

Më e fundit ishte në Illinois, në 4 korrik, kur një 22-vjeçar vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Lexo edhe: FOTO/ Policia amerikane arreston 22-vjeçarin që përgjaku Ditën e Pavarësisë në Illinois

Të dhënat janë bërë me dije nga Arkivi i Dhunës me Armë, një organizatë jofitimprurëse që gjurmon incidentet e dhunës me armë në të gjithë vendin.

Deri në 5 korrik, sipas arkivit, ka pasur të paktën 311 të shtëna masive që nga fillimi i vitit. 5 korriku është dita e 186-të e vitit 2022.

Arkivi i Dhunës me Armë i përkufizon të shtënat masive si ngjarjen në të cilën të paktën katër persona janë qëlluar, duke përjashtuar sulmuesin.

Viti i kaluar ishte viti më i keq i regjistruar që kur Arkivi i Dhunës me Armë filloi të gjurmonte të shtënat masive në 2014. Sipas organizatës fitimprurëse, ka pasur gjithsej 692 të shtëna masive në SHBA në vitin 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!