Real Madrid doli i pamposhtur nga “Anfield” mbrëmjen e kaluar. 0-0 përfundoi sfida me Liverpool, rezultat që kualifikoi “Los Blancos” në gjysmëfinalet e Champions League falë fitores 3-1 në takimin e parë.
Hera e nëntë në katër ekipet më të mira të turneut më të rëndësishëm për klube në 11 vitet e fundit dhe e 14-ta në histori për rekordmenët spanjollë të këtij kompeticioni.
Një rekord absolut për djemtë e Zidane, teksa në vend të dytë renditen Bayern Munchen dhe Barcelona me nga 12 dalje në gjysmëfinalet e turneut prestigjoz. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Zinedine Zidane foli për mediat pas ndeshjes.
Minutat e para ishin të rrezikshme, Liverpool e nisi “zjarr”, por Reali ia doli të mbajë portën e paprekur dhe të kalojë në raundin e tjetër, aty ku do të përballet me Chelsea e Thomas Tuchel.
14 – El @realmadrid disputará las semifinales de la @LigadeCampeones por 14ª temporada, récord de cualquier equipo en la historia de la competición (Barcelona y Bayern de Múnich, 12). Rey. pic.twitter.com/8HE2235sLo
— OptaJose (@OptaJose) April 14, 2021
“E dinim që do na duhej të vuanim dhe ashtu ndodhi, sidomos në 15 minutat e para. Liverpool e nisi shumë mirë ndeshjen. Objektivi ynë ishte kualifikimi dhe ia dolëm, duke e menaxhuar shumë mirë ndeshjen.
Hasëm vështirësi, por mund të jemi krenarë për atë që arritëm. Jemi një grup shumë i bashkuar. Ne jemi gjithmonë gati, pavarësisht asaj që po ndodh dhe mungesave që kemi patur këtë periudhë.
Ndodhemi në garë për fitimin e kampionatit dhe Champions League, po luftojmë në dy fronte dhe skuadra ime dëshiron dhe synon maksimumin“, deklaroi trajneri francez i Real Madrid. /abcnews.al