Jo vetëm Erling Haaland. Dortmund ka një tjetër yll në ekip dhe ai është Jadon Sancho. Interesimi për 20-vjeçarin anglez ishte i madh verën e kaluar, sidomos nga Manchester United, por verdhezinjtë nuk hoqën dorë nga shërbimet e tij.
Dortmundi fitoi 0-4 sot përballë Schalke 04 në derbin e Ruhrit, sfidë që u zhbllokua nga Sancho, tre minuta përpara fundit të pjesës së parë. Ky ishte goli i pestë sezonal në Bundesligë, teksa numëron edhe 8 asiste për shokët e ekipit.
Një gol historik për sulmuesin e djathtë, i cili është ngjitur në kuotën e 35 golave në Bundesligë. Sancho është 20 vjeç, 10 muaj dhe 26 ditë, dhe askush nuk e kishte arritur shifrën e 35 golave në një moshë kaq të re. /abcnews.al