Rekordi i radhës në Euro 2024, Kante regjistron statistikën e veçantë

schedule21:56 - 1 Korrik, 2024

schedule 21:56 - 1 Korrik, 2024

Ndodhi ashtu siç parashikohej, me “Gjelat” e Francës, që kanë arritur një fitore të madhe, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, teksa përballë “Djajve të Kuq”, të Belgjikës mundën të siguronin rezultatin 1 me 0, duke avancuar kështu për në fazën çerekfinale, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Përveç fitores, njëri prej lojtarëve ka patur edhe një gëzim tjetër pas përfundimit të 90 minutave, me “katalizatorin” e mesfushës, N’Golo Kante, i cili ka vendosur një rekord të veçantë, duke u bërë kështu lojtari me më shumë ndeshje pa humbje radhazi, kur ai ka qenë titullar për Kombëtaren e tij.

Me fitoren e kësaj të hëne, Kante ngjitet në kuotën e plot 19 ndeshjeve radhazi pa humbje në të cilat ai ka nisur nga minuta e parë, ku ka arritur të fitojë plot 13 prej tyre, ndërsa ka regjistruar edhe 6 barazime. /i.m /abcnews.al