Rekordi i pazëvendësueshëm i turkut, pozitiv me Covid për 14 muaj

schedule14:30 - 15 Shkurt, 2022

schedule 14:30 - 15 Shkurt, 2022

Kur Myzafer Kaisan fillimisht u infektua me Covid-19, mendoi se do të vdiste pasi njëkohësisht vuante nga leucemia. 14 muaj më pas dhe 78 teste të kryera, ai vazhdon të rezultojë pozitiv me Covid-19, shkruan Reuters

Pavarësisht se që nga nëntori 2020 ai vetëm hyn dhe del nga spitali, nuk e ka humbur asnjëherë humorin. Pasi mori përgjigjen e testit të fundit, sërish pozitiv, ai u shpreh se covid duhej të ishte një femër që thjesht është fiksuar me ‘të.

9 muaj në spital dhe pesë muaj i vetëm në apartamentin e tij, e kanë izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sipas studimeve të fundit, pacientët e infektuar me Covid-19 që kanë një imunitet të dobët, rrezikojnë të qëndrojnë më gjatë të sëmurë dhe të kenë probleme me frymëmarrjen, raporton abcnews.al

Një studim tjetër tregon se personat e sëmurë me leucemi nuk prodhojnë sasinë e duhur të antitrupave, dhe nëse bëjnë dy doza vaksine. Mjekët që e monitorojnë atë prej 441 ditësh po kujdesen që ai të mos përkeqësohet si pasojë e varianteve të reja të kovid.

56 vjeçari nuk mund të vaksinohet deri sa të negativizohet plotësisht dhe prej muajsh ka humbur shijen dhe nuhatjen. Ai i bën apel autoriteteve turke që të lehtësojnë rregullat për izolimin në shtëpi. Djali i tij u shpreh se babai i tij ka qenë gjithmonë një person pozitiv por jo në këtë kontekst.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!