Atletico Madrid ka nevojë për një fitore përballë Lokomotiv Moscow për të vijuar ecurinë në Champions League. Ekipi i Diego Simeones nuk pritet të hasë vështirësi në fushën e vet përballë ekipit rus, teksa kjo do të jetë një ndeshje speciale për kapitenin e ekipit.
Koke është një nga lojtarët simbol të ekipit “Colchoneros” dhe ka realizuar ëndrrën për të luajtur e fituar me ekipin e zemrës. Mesfushori është një produkt vendas dhe prej vitit 2011 është pjesë e ekipit të parë. Në të njëjtën periudhë që në stol u ul Diego Simeone.
Askush nuk ka luajtur më shumë se Kokë gjatë këtyre viteve. Mesfushori do të luajë sonte ndeshjen e 400-të me bluzën e Atleticos së tij të dashur, duke vendosur një rekord fantastik. Ai është lojtari më i aktivizuar në epokën Simeone dhe 27-vjeçari ka shumë sezone përpara përmirësuar rekordin e tij. /abcnews.al
400 – Koke Resurrección will become the first @atletienglish player to make 400 appearances in all competitions under Diego Simeone. Squire. pic.twitter.com/uke2Fc4INf
— OptaJose (@OptaJose) December 11, 2019

