Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, dhe ai i Dortmund, Jadon Sancho, kanë vendosur dy rekorde sot me golat e tyre në Bundesligën gjermane.
Sancho u bë lojtari më i ri në historinë e kampionatit gjerman që shënon 25 gola, pas rrjetës së tij kundër Union Berlin. Ndërsa Lewandowski, ka shënuar 150 gola me fanellën e Bayernit në Bundesliga, në vetëm 179 ndeshje.
Nuk janë vetëm Bayern e Dortmund që do të luftojnë deri në fund për titullin në Bundesliga, por dhe sulmuesit e të dyja skuadrave. Këtë sezon, kampionati gjerman i futbollit po konsiderohet si më i bukuri./abcnews.al
Robert Lewandowski has scored his 150th goal for Bayern Munich in Bundesliga.
He’s done so in 179 appearances. ? pic.twitter.com/OTa8uT6oRc
— Squawka Football (@Squawka) February 1, 2020