Rekord viktimash në Maqedoni, konfirmohen 1422 raste të reja me Covid

schedule17:46 - 26 Mars, 2021

schedule 17:46 - 26 Mars, 2021

Shifra të larta të infektuarish dhe viktimash janë konfirmuar këtë të premte në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit të ministrisë bëhet me dije se nga 4.277 testime për koronavirus, kanë rezultuar pozitiv me Covid 1.422 persona dhe kanë humbur jetën 33 persona.

Prej tyre në Shkup-618, Kumanovë – 94, Prilep – 89, Veles – 76, Tetovë – 63, Gostivar – 54, Kavadar – 53, Manastir – 50, Shtip – 39, Gjevgjeli – 38, Ohër – 33, Strumicë – 27, Negotinë – 26, Koçan – 22, Kërçovë – 17, Strugë 13, Resnjë – 12, Probishtip – 10, Dibër, Berovë dhe Sveti Nikollë – nga 9, Kriva Pallanka dhe Radovish – 8 secili, Valandova – 7, Bogdanci dhe Demir Kapija – 6 secili, Makedonski Brod dhe Pehçeva – 5 secili, Vinica dhe Delçeva – 4 secili, Krusheva – 3, Demir Hisar dhe Kratova – 2 secili, Dojran – 1.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 457 pacientë të shëruar.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 124.910, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, ndërsa 3.607 kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!