Shumë vende janë në përballje me pandeminë Covid, në disa prej të cilëve sistemi shëndetësor është në kolaps.
Ndërkohë Gjermania ka arritur shifra të larta të vaksinimit me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid.
Vetëm të mërkurën në Gjermani u arrit një rekord vaksinimesh, me 1, 088,952 të administruara në një ditë.
Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch , 25,9% e popullsisë deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 7,5% kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
/abcnews.al/