Mbi 10 milion pasagjerë mirëpriti aeroporti ndërkombëtar i Tiranës gjatë vitit 2024. Ky rekord historik tregoi rritjen e vazhdueshme te aeroportit, duke e renditur aeroportin e Tiranës me fluksin më të larte të fluturimeve në rajon.
Festat e fundvitit shtuan më shumë fluksin e udhëtarëve. Emigrantët shqiptarë u kthyen në vendlindje për të festuar.
Në aeroport i lartë është edhe numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet e fundvitit.
“Jam nga Italia. Nuk është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqen shumë vendi juaj. Aeroporti ka ndryshuar shumë. Është i vogël, por të ofron të gjitha shërbimet.”
Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës është porta hyrëse më e madhe në vend. Në këtë fillim viti terminali është në çdo moment i mbushur me pasagjerë.
Ndërkohë që numri i pasagjerëve u rrit ndjeshëm gjatë festave, aeroporti e përballoi fluksin pa asnjë vonesë.
Rekordi i pasagjerëve u arrit me 3 janar u regjistruar 31 mijë udhëtarë.
“Numrat mbi 135 mije. Me fluksin më të lartë në 3 janar. Që nga Krishtlindjet deri tani. Mesatarisht 30 mijë pasagjerë çdo ditë.”
Teksa viti që shkoi u mbyll me një rekord historik, të mbi 10 milion pasagjerëve, pritshmëritë për 2025 janë edhe më të mëdha.
“Ne presim mbi 12 milion pasagjerë”
Investimet vijojnë, me zgjerimin e pistës, aeroporti planifikon lidhjen e Shqipërisë me të tjera destinacione, nga më të afërtat deri tek më të largëtat.
“Fluturimet transoqeanike. Lajme të reja për në kontinentin europian, gjirin Arabik dhe Kazakistani”.
Aeroporti i Tiranës është tashmë ura më e rëndësishme e lidhjes së Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës, duke ofruar destinacione të shumta, me çmime të mira dhe me shërbime të shumëllojshme për udhëtarët./abcnews.al