Rekord transaksionesh në euro brenda vendit/ BSH: Në 2023, 249 mijë transferta përmes sistemit AIPS

schedule15:39 - 12 Janar, 2024

schedule 15:39 - 12 Janar, 2024

Pagesat nëpërmjet sistemit bankar në euro kanë pësuar një rritje të fortë gjatë vitit që lamë pas.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS për pagesat në euro brenda vendit ka arritur në 249 mijë mijë  në vitin 2023, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vlerat monetare të transmetuara përmes këtij sistemi. Banka e Shqipërisë raporton se për periudhën janar-dhjetor të vitit 2023, janë kryer përmes këtij sistemi mbi pagesa,  që kapin një vlerë prej 4.1 miliardë eurosh. Shifrat janë në rritje të dukshme krahasuar me vitin e shkuar, kur numri total i transaksioneve  arriti në 156 mijë. Këto të dhëna konfirmojnë edhe faktin e sasisë së lartë të eurove që qarkulluan në ekonominë shqiptare gjatë vitit të kaluar duke bërë që euro të prekë nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Rritja e numrit të trasaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. Ndërsa një element që ka ndikuar në këtë drejtim është ulja e kostove për këto trasaksione. Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë vuri në funksion sistemin AIPS  i cili mundësoi kryerjen e pagesave në euro brenda sistemit bankar shqiptar pa tarifa shtesë nga bankat mëmë. Ndërkohë më  herët, transfertat kombëtare në Euro bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në bankat mëmë,  duke  pasur kosto shtesë që varionin nga 200-300 euro për çdo transaksion.

TRASAKSIONET NË EURO

VITI 2022        156 MIJË

VITI 2023        249 MIJË

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!