Rekord tragjik në Brazil, mbi 2 mijë viktima dhe afro 80 mijë raste të reja me COVID-19

schedule23:46 - 10 Mars, 2021

schedule 23:46 - 10 Mars, 2021

Brazili regjistroi më shumë se 2000 vdekje për shkak të Covid-19 të mërkurën, shifër rekord për 24 orë që nga fillimi i pandemisë.

Ministria braziliane e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u shënuan 2286 viktima nga koronavirusi, ndërsa në total shifra e fataliteteve ka shkuar në 270656.

Nga testimet që u bënë sot u zbuluan 79876 raste të reja me SARS-CoV-2, duke e çuar totalin në 11,2 milionë të prekur./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!