Parlamenti Britanik miratoi bllokim njëmujor në Angli, duke votuar në favor të planit të Kryeministrit Boris Johnson për të vënë nën kontroll pandeminë Covid-19 që ka çuar sistemin shëndetësor në kufijtë e saj.
Miratimi i propozimit, me 516 vota pro kundër 38 kundër , pritej pasi Partia Laburiste e opozitës kishte njoftuar se do ta votojë atë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Laburistët kritikuan kryeministrin, duke e akuzuar atë se e mori vendimin vonë.
Sot, autoritetet shëndetësore njoftuan edhe 492 vdekje të tjera nga Covid-19 , numri më i lartë që prej 13 majit.
Gjithashtu, 25,177 raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve. /g.v/abcnews.al