Rekord të infektuarish në Rusi, mbi 40 mijë raste në 24 orë

schedule13:46 - 6 Nëntor, 2021

schedule 13:46 - 6 Nëntor, 2021

Rusia ka shënuar një tjetër rekord të infektuarish, ndërsa vendi përpiqet të mbajë në kontroll përhapjen e koronavirusit. Vendi raportoi 41,335 raste të reja dhe 1,188 viktima  në 24 orë. Sipas zyrtarëve, një nga shkaqet kryesore për rritjen e rasteve në Rusi është shkalla e ulët e vaksinimit.

Deri më tani janë vaksinuar plotësisht 40% e popullsisë. Kryebashkiaku i Moskës tha se situata në kryeqytet ishte stabilizuar kështu që punonjësit mund të rikthehen në punë duke filluar nga e hëna. Ndërsa punonjësit në rajonin e Krimesë të aneksuar nga Rusia do të fillojnë punë javën e ardhshme.

Disa kufizime do të mbeten në fuqi në kryeqytetin rus, si urdhri i qëndrimit në shtëpi për të moshuarit dhe një mandat për bizneset që 30% e stafit të tyre të punojnë nga shtëpia. Rusia ka regjistruar më shumë se 8.75 milionë raste dhe 245,635 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Por sipas vlerësimeve deri më tani, numri real i viktimave është 462,000./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!