Rekord të infektuarish në Korenë e Jugut

schedule09:53 - 5 Shkurt, 2022

schedule 09:53 - 5 Shkurt, 2022

Koreja e Jugut ka shënuar rekord të infektuarish në 24 orë, kryesisht për shkak të përhapjes së Omicron. Sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDA),  vendi regjistroi 36,362 raste.

Koreja e Jugut ka regjistruar 6,858 viktima, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ra në 0.71%. Deri më tani, 85.9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, ndërsa 54.5% kanë marrë një dozë përforcuese, sipas shifrave të KCDA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!