Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se 25 milionë iranianë janë infektuar me koronavirus dhe se 35 milionë të tjerë rrezikohen nga koronavirusi.
Këto shifra që bazohen në një raport të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shumë më të larta se sa shifrat zyrtare të prezantuara nga Irani, ku thuhet se 269,440 persona janë të infektuar me koronavirus. Megjithatë, Rohani, në paraqitjen e tij televizive, nuk shpjegoi se pse është ky dallim kaq i lartë i shifrave të të infektuarve.
Irani, që ka popullsi prej mbi 80 milionë banorësh, është shteti i goditur në Lindjen e Mesme nga pandemia e koronavirusit.
“Sipas vlerësimit tonë 25 milionë iranianë janë infektuar me koronavirus dhe rreth 14 mijë kanë humbur jetën”, tha Rohani.
“Ka gjasa që të infektohen 30 ose 35 milionë persona të tjerë”, shtoi ai.
“Në total, mbi 200 mijë persona janë hospitalizuar”, njoftoi presidenti iranian.
Ministria e Shëndetësisë së Iranit, të premten njoftoi se 13,791 persona kanë vdekur nga COVID-19./abcnews.al