Rekord të infektuarish me Covid 19 në Kosovë, humbin jetën 9 persona

schedule15:09 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:09 - 2 Nëntor, 2020

Një shifër rekord të infektuarish me Covid 19 është shënuar këtë të hënë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1 374 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 486 persona dhe kanë humbur jetën 9 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me Covid 20.655 persona nga 97.148 raste të dyshimta, mes të cilëve kanë humbur jetën 697 persona. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!