Rekord shifrash, Britania regjistron numrin më të lartë të rasteve të reja në 24 orë që nga maji

schedule10:35 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:35 - 24 Shtator, 2020

Mbretëria e Bashkuar regjistroi rritjen e tretë më të lartë  të rasteve ditore  që nga fillimi i pandemisë, me 6,178 raste gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat e fundit të qeverisë shënojnë rritjen më të lartë ditore që nga 7 maji duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Britani, në 409,729.

Aktualisht në Britani, ka 1,469 pacientë të shtruar në spitale- 134 prej të cilëve u shtruan gjatë 24 orëve të fundit.

37 viktima u raportuan në 24 orë duke çuar numrin e viktimave në Britani në 41,862.

Rritja e rasteve të reja ka detyruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të vendoste një sërë kufizimesh të reja për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë izolimin në disa zona të vendit dhe ndëshkime më të ashpra financiare për ata që shkelin rregullat. s.ba/abcnews.al