Rekord sezonal, për Milan-Juventus shiten plot 75676 bileta

schedule22:25 - 22 Tetor, 2023

schedule 22:25 - 22 Tetor, 2023

“Klasikja” e Italisë, Milan-Juventus, duket të ketë qenë supersfida që pritej nga futbolldashësit në Itali dhe këtë gjë e kanë treguar me numrin e madh të tyre, të cilët janë të pranishën në shkallët e tribunave të mitikut, “San Siro”.

Sipas të dhënave të komunikuara nga klubi kuqezi në stadium ndodhen 75, 676 tifozë, duke vendosur një “rekord” të ri, për këtë edicion të Serie A, duke lënë pas edhe “Derbin e Madoninës”, i zhvilluar në muajin shtator.

Ndërkaq, mësohet se nga shitja e biletave për sfidën ndaj Juventus, “kuqezinjtë” e Milan kanë arritur të arkëtojnë plot 5 milionë euro nga shitja e biletave, duke kënaqur kështu, jo pak financat e klubit. /i.m /abcnews.al