Autoritete në Iran njoftuan sot se është shënuar një numër rekord prej 24,760 rastesh të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Irani është vendi më i prekur në Lindjen e Mesme dhe po përballet me valën e katërt e të pandemisë.
Autoritetet ia atribuuan rritjen e fundit miliona njerëzve që udhëtuan në të gjithë vendin për Vitin e Ri iranian muajin e kaluar dhe morën pjesë në festime familjare, duke sfiduar masat paraprake shëndetësore të sponsorizuara nga qeveria.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sima Sadat Larry i tha televizionit shtetëror sot se 24,760 raste të reja ditore ishin identifikuar, duke e çuar gjithsej 2,118,212. Numri i vdekjeve ditore u rrit në 291, më i larti që nga 9 dhjetori, me një total prej 65,055 viktima nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Të shtunën, Teherani vendosi një bllokim 10-ditor në pjesën më të madhe të vendit. Izolimi ka prekur 23 nga 31 provincat e vendit. g.v/abcnews.al

