Rekord rastesh në Greqi, mbi 3 mijë të prekur me Covid dhe 56 viktima në 24 orë

schedule17:23 - 17 Mars, 2021

schedule 17:23 - 17 Mars, 2021

Situata epidemiologjike në Greqi në 24 orët e fundit është paraqitur shqetësuese.

Greqia raporton rekord rastesh, ku vetëm në 24 orë janë regjistruar 3,465 persona të prekur me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 227,247 të prekur, 51,6% prej të cilëve janë burra.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raporton shifra të larta të viktimave. 56 pacientë të prekur me koronavirus fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën.

Ndërkohë 630 pacientë ndodhen në intubim, kryesisht të moshës 68-vjeç.

Sakaq shifra të larta të infeksioneve me Covid janë regjistruar në Atika me 1,701 të prekur, ndjekur nga Athina me 456 të prekur, 394 në Selanik dhe 318 në raste me koronavirus në Pire.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!