Rekord rastesh me COVID-19 në Itali, Piemonte kërkon ndihmë nga ushtria

schedule18:03 - 30 Tetor, 2020

schedule 18:03 - 30 Tetor, 2020

Rekord rastesh janë shënuar ditën e sotme në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 31,084 raste të reja, ndërsa 199 persona kanë humbur jetën.

Lombardia mbetet rajoni me më shumë të infektuar, i cili ndiqet nga Campania.

Ndërkohë edhe në Milano situata paraqitet shqetësuese me rreth 4 mijë raste , po ashtu problematike paraqitet edhe në Napoli, ku janë shënuar mbi 3 mijë infeksione.

Sakaq Piemonte ka kërkuar ndihmë nga ushtria, e cila tashmë ka ngritur çadra në hyrje të spitaleve, për t’i ardhur në ndihmë personelit mjekësor.

Çadrat u ngritën në hyrje të spitalit në Rivolo.

 

 

 

/abcnews.al/