Bylis ka zhvilluar miqësoren e radhës ditën e sotme. Djemtë e Veljko Dovedan u përballën me Albpetrolin, skuadër që garon në Kategorinë e Dytë.
Sfida prodhoi 4 gola dhe u fitua nga ekipi ballshiot me rezultatin 1-3. Eridon Qardaku tregoi një formë të mirë dhe realizoi dy gola. Përveç sulmuesit shkodran, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Anthony Beji.
Sulmuesi anësor nga Nigeria, shfrytëzoi një penallti të fituar dhe nuk gaboi nga pika e bardhë. Bylis do të luajë ndaj Teutës takimin e radhës.
Asnjë ditë pushim, dje u mbyll pa gola miqësorja me Vllazninë dhe nesër (e shtunë) do të maten forcat me Teutën e Edi Martinit në “Niko Dovana”. /abcnews.al