Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rekord infeksionesh, rimbyllen irlandezët: Ndalohet largimi më shumë se 5 km nga banesa  

schedule20:41 - 19 Tetor, 2020

schedule 20:41 - 19 Tetor, 2020

Qeveria irlandeze po konsideron një bllokim mbarëkombëtar gjashtë-javor që do të ndalojë këdo që të udhëtojë më shumë se 5 km nga shtëpia e tij.

Mediat raportojnë se në mbledhjen e kabinetit sot po rekomandohet që ministrat të nënshkruajnë masat e Nivelit 5 që do të vendosen nga e mërkura deri më 1 dhjetor.

Niveli 5 është më i rreptë sipas sistemit irlandez dhe u kërkon qytetarëve që ‘të qëndrojnë në shtëpi, dhe nuk mund të largohem më shumë se 5 kilometra nga banesa’.



Mbledhjet publike, me përjashtim të një numri të vogël në funerale dhe dasma, janë të ndaluara dhe vetëm dyqanet e domosdoshme lejohen të qëndrojnë të hapura.

Irlanda ka regjistruar gjithsej 49,962 raste, me 1,283 të tjera infeksione të shtuara në këtë numër në 24 orët e fundit.

Sidoqoftë, fatalitetet mbeten të ulta me vetëm tre vdekje të regjistruara të dielën, duke e çuar në  1,852 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!