Rekord i zi nga Nadal, tenisti spanjoll eliminohet që në raundin e parë në “Roland Garros”

schedule22:11 - 27 Maj, 2024

schedule 22:11 - 27 Maj, 2024

Rafael Nadal nuk ia del në Roland Garros duke u eliminuar në raundin e parë përballë Sascha Zverev në tre sete, 3-0 me shifrat 6-3, 7-6 dhe 6-3. Edhe pse në tokën dhe turneun e tij të preferuar, Rafa vërtetoi se nuk është më ai i kohëve të arta, me gjermanin që rezultoi shumë i fortë për 38-vjeçarin.

Dy setet e para ishin mjaft të luftuar, por Nadal u dorëzua ashtu siç bëri edhe në të tretin duke mbyllur kështu me shumë mundësi njëherë e përgjithmonë llogaritë e tij me turneun francez. Pas ndeshjes, fituesi i 14 titujve në Roland Garros deklaroi se nuk e di nëse do të kthehet sërish në këtë event ndërsa shtoi se tashmë po mendon që të zhvillojë një Olimpiadë pozitive, po në Paris.

“Ëndrra ime ishte që të luaja edhe njëherë të fundit në Roland Garros. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nëse do të rikthehem sërish apo jo. Ndoshta edhe mund ta mbyll karrierën pas dy muajsh. Unë di që me siguri do të marr pjesë në Lojërat Olimpike dhe dua që sërish në këtë fushë të zhvilloj paraqitje pozitive./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!